Në verë bëri një investim të rëndësishëm duke sjellë në Mynih një futbollist të fortë dhe me të ardhme si Matijs De Ligti. Ish-kapiteni i Ajaksit u pagua shtrenjtë nga Bajerni pasi Juventusit iu dhanë nja 85 milionë euro, por mosha e re dhe klasi duket se e bëjnë transferim të goditur. Gjithsesi, Bajerni duket se nuk dëshiron të ndalet me kaq. Klubi bavarez, sipas mediave në Gjermani, po mendon se një sulmues i Dushan Vlahoviç i bën punë, pasi largimi i Robert Levandovskit bëri që kampionët të mos kenë një “pykë” të denjë për numrin 9. Mane, Myler, Gnabri, Sane luajnë ndryshe. Nuk dihet sesa e mundshme do të jetë që 22-vjeçari serb të lerë Juven për Bajernin, ndërsa dihet që edhe italianët e kanë paguar shtrenjtë kur e morën nga Fiorentina.
Sfidanti.al