Talenti francez luajti në SHBA me ekipin e tij dhe u mund në një ndeshje me një ekip të fortë amerikan, por në qendër të skenës ishte ai. Viktor Uembanajama, me shtatlartësi 2.20 metra dhe vetëm 18 vjeç ishte më i miri në parket me 37 pikë dhe me 7 kosha tripikësh. Është gjë e rrallë që një lojtar me shtatlartësi mbi 2.10 metra të gjuajë saktë nga distanca, por Uembanajama e bën këtë më së miri edhe pse është tepër i ri, ndërsa bllokoi 5 gjuajtje dhe kapi 4 topa në tabela (pak për të). Ai fitoi duelin me yllin amerikan Henderson që shënoi 28 pikë dhe dha 9 asistë. Lebron Xhejmsi qeshi pasi e ndoqi në ndeshje dhe tha se “Uembanajama është një talent i madh, duket si një alien”.
Sfidanti.al