Është vetëm 13 gola larg rekordit të Kristiano Ronaldos, por ka statistika të tjera që “godasin” më shumë. Lionel Mesi ka 127 rrjeta në Champions ndaj 140 të CR7-ës, ndërsa Levandovski me 89 e Benzema me 86 mbeten pas dhe rreziku në të ardhmen është vetëm Erling Halandi që ka 28 rrjeta në 22 ndeshje. Sidoqoftë, ka një renditje ku as Halandi dhe askush tjetër nuk mund të krahasohen me Mesin. Kjo ka të bëjë me atë sesa herë një lojtar ka dalë më i miri i një ndeshjeje. Mesi ka marrë 22 çmime të tilla, ndërsa i dyti në këtë klasifikim është Eden Hazar me 62 herë si lojtari më i mirë i ndeshjes. Më pas, Marko Rojs me 48, Ibrahimoviç me 42. Argjentinasi ka dalë lojtari më i mirë i ndeshjes në 7 ndeshjet e fudnit radhazi, dhe në 9 nga 10 të fundit.
Sfidanti.al