Tifozët e Çelsit e duan Brojën titullar ndaj Milanit

Nuk janë vetëm përkrahësit kuqezinj që ngelën duke e sulmuar trajnerin e kombëtares (tashmë thuajse e sigurt si një “ish”), Edi Reja, por ja ku janë edhe ata londinezë që kërkojnë ndryshim nga tekniku i tyre, Graham Poter. Në ndeshjen e Çelsit në fushën e Kristël Palasit, Armando Broja ishte sërish në stol dhe u aktivizua vetëm në minutën e 75-të. Gjithsesi, tifozët e Bluve të Londrës u hodhën në sulm në Tuiter dhe në rrjetet sociale në përgjithësi duke kërkuar që sulmuesi shqiptar të konsiderohet për të qenë titullar, tashmë në ndeshjen e Championsit në fushën e Milanit. “Ul në stol Mauntin për Gallaherin dhe nise ndeshjen me Brojën”, – shkruante një tifoz, që kishte vendosur edhe foton e shqiptarit në postimin e tij.

Sfidanti.al