Nuk do të ishte rasti i parë, por padyshim që për ne do të ishte një disfatë e madhe. Armando Broja është një nga talentet e mëdhenj të futbollit kuqezi, veçse siç e tregon vetë e kanë refuzuar në ekipet kombëtare kur ishte 15 vjeç. “Shkova në provë dhe më thanë se nuk isha i mirë sa duhet, – deklaron Broja për një media britanike, “Tribuna e Lojtarëve” (The Players’ Tribune), – pas dy vjetësh, kur u bëra 17 vjeç, babai më nxiti që të shkoja sërish dhe atëherë më thanë se kishin bërë gabim me mua”. Nëse Broja do të ishte ndjerë i fyer në atë kohë (ndonëse ishte 15 vjeç), ai mund ta kishte refuzuar fanelën kuqezi. Kjo histori si e sulmuesit shqiptar ka ndodhur shpesh në të kaluarën. Kështu portieri legjendar çek, Frantishek Planiçka, u refuzua nga Sparta e Pragës dhe kaloi tek Sllavia, ndërsa Franko Barezi u refuzua nga Interi e shkoi tek Milani.
Sfidanti.al