Premtimi i Alen Zhiresit, Kosova synon kualifikimin në Europian!

Oreksi vjen duke ngrënë. Kështu mendojnë edhe te Kosova pas fitores së madhe 5-1 ndaj Qipros në Ligën e Europës, që i siguroi vendin e dytë në grup. Ekipi tjetër përfaqësues i shqiptarëve nuk është se u ngjit një nivel më lart, mbeti në atë C, ndërsa kombëtarja kuqezi është tek B-ja, por gjithsesi paraqitja në fushën e stadiumit “Fadil Vokrri” ishte mbresëlënëse. Dominim i ndeshjes nga fillimi deri në fund me Vedat Muriqin që shënoi dy golat e fundit, por edhe me autorë të tjerë si Florent Muslija, Donat Rrudhani dhe Elbasan Rashani. Kosova e trajnerit Alen Zhires e mbylli edicionin me 9 pikë, me 3 fitore e 3 humbje, duke u lënë pas vetëm nga Greqia me 15 pikë, por duke u renditur mbi Irlandën e Veriut dhe Qipron që morën vetëm nga 5 pikë. Tekniku francez u shpreh ambicioz për të ardhmen. “Luajtëm shumë mirë, – tha ai, – edhe pse luajtëm shumë mirë edhe në Irlandën e Veriut, por për fat të keq humbëm. Ishim përgatitur siç duhet për këtë ndeshje, gjithçka shkoi sipas planit dhe ne fituam. Kjo na kënaqi të gjithëve. Do të jemi një vazo më lart në eliminatoret e Europianit, për shkak të vendit të dytë. Pse të mos e kërkojmë kualifikimin?”

Sfidanti.al