Mediat kundër Kristianos: Më pak Ronaldo, më shumë Portugali

Po bëhet i keqi i vetes, edhe pse për këtë fanelë ka dhënë vërtet shumë. Kristiano Ronaldo pati një tjetër mbrëmje të zezë në këtë sezon, ndërsa në fund të ndeshjes së humbur me Spanjën në Ligën e Kombeve, tregoi sërish kapriçon e tij të pashërueshme duke flakur tej shiritin e kapitenit. Këtë gjë e kishte bërë më parë, pas humbjes me Serbinë në grupin eliminator të Kupës së Botës, ndërsa mediat portugeze e kritikuan rëndshëm, sidomos për nivelin e treguar. “Më pak Ronaldo, më shumë Portugali”, titullon “A Bola”.

Sfidanti.al