Edhe pse nga Klivlendi, Lebron Xhejmsi sillet si “ultrasit” e Lejkërsave!

Rivaliteti më i madh në basketbollin amerikan është mes dy ekipeve që janë nga skaji në skaj. Boston Sëlltiksat dhe Los Anxhelos Lejkërsat kanë qenë për dekada me radhë ekipet që kanë fituar më shumë tituj dhe që janë rekordmenët në NBA, me nga 17 “unaza”. Lebron Xhejms, sot pjesë e “Liqenasve”, e ka të qartë se çfarë ndjenjash të kundërta ekzistojnë mes dy palëve të tifozëve dhe sillet pikërisht si “ultras”, ose si një djalë nga Los Anxhelosi që nuk ka zgjedhje tjetër përveçse t’i urrejë Sëlltiksat. “Unë e urrej Bostonin, – tha ai gjysmë duke qeshur, e gjysmë duke ngjeshur, – ne të gjithë këtu tek Lejkërsat e urrejmë Bostonin”.

Sfidanti.al