Argjentinasi ishte në “Uembli”, duke ndjekur ndeshjen e “tre luanëve” ndaj Gjermanisë. Në krah të tij ishte ndihmësi i përhershëm, Hezus Perez, i cili e ka ndjekur tek Totenhemi dhe Paris SG. Maurisio Poçetino po diskutohet nga mediat britanike si pasardhësi i mundshëm i Garet Sauthgejtit, në stolin e Anglisë. Tekniku aktual do ta drejtojë ekipin në Kupën e Botës në Katar, por ekziston mundësia që ai të largohet pas dhjetorit. Pavarësisht sukseseve në Rusi në 2018 dhe në Euro 2020 (apo 2021), Sauthgejti nuk jepet si i sigurt në vazhdimin e detyrës, madje ka thirrje nga tabloidet që të provohet Pep Guardiola. Gjithsesi, lajmi i fundit është që Poçetino mund të jetë i disponueshëm dhe që Federata Angleze mund të gjykojë që ish-trajneri i Spërsave dhe i PSG-së është ai i duhuri.
Sfidanti.al