Harri Kejn sfidon Halandin dhe rivalët në Kupën e Botës

Totenhemi është padyshim një kandidat të paktën për t’u kualifikuar sërish për në Champions sezonin e ardhshëm, ndërsa tabela e renditjes se Premier Ligës thotë se “gjelat” e Londrës mundet edhe të fitojnë titullin. Antonio Konte i di anët e forta dhe të dobëta të ekipit të tij, në konkurrencë me Mançester Sitin, Liverpulin, Arsenalin, Çelsin apo Mançester Sitin, por padyshim pika më e fortë mbetet Harri Kejn. Kapiteni i kombëtares angleze shënoi golin e tij të 51-të për “Tre Luanët” në barazimin 3-3 ndaj Gjermanisë në “Uembli” dhe tani ka 51 rrjeta, dy më pak sesa rekordi që mbahet nga Uejn Runi. Këtë e ka bërë në vetëm 75 ndeshje! Po ashtu, ai ka 6 gola në Premier Ligë në 9 ndeshje dhe ndonëse nuk e ka ritmin e shënimit të Erling Halandit, është më i kompletuar sesa sulmuesi norvegjez duke dhënë asiste e duke ndihmuar lojën. Kejn ka dy objektiva, dhe që të dy kolektivë. Të triumfojë në Kupën e Botës në Katar me Anglinë dhe me Totenhemin në Premier Ligë. Ai ka nevojë për trofe, të cilët nuk i ka.

Sfidanti.al