Ylli portugez i sulmit po krahasohet me Tomas Mylerin

Quhet Gonsalo Ramos (apo Ramosh), është lojtar i ofensivës, tepër i ri në moshë dhe tashmë titullar tek Benfika. Ai është e reja e madhe e listës së Portugalisë për ndeshjen e Ligës së Kombeve ndaj Spanjës, mbrëmjen e sotme, që do të jetë një finale e vërtetë. Ky sulmues ka mundësi të kthehet në numrin 9 që i duhet portugezëve, ndërsa të gjithë të tjerët në 20 vitet e fundit kanë jetuar nën hijen e Kristiano Ronaldos. Ramosi është 21 vjeç dhe ka shënuar 8 gola e ka dhënë 6 asiste në 12 ndeshje deri tani për “shqiponjat” e Benfikës. Ai po krahasohet me Tomas Mylerin, sepse është i aftë të vrapojë 12 km për çdo ndeshje, diçka që nuk është edhe aq e zakonshme për sulmuesit.

Sfidanti.al