Europa në Katar: Favoritët Francë, Angli, Spanjë e Gjermani janë në telashe!

Për momentin kanë dalë ekipe të tjera që po tregojnë veten. Kur flasim për një Kroaci apo një Holandë nuk është se habitemi shumë, por këto nuk ishin llogaritur si “fuqitë kryesore kontinentale” për në Kupën e Botës. Mediat europian po shkruajnë se këtë vjeshtë ekziston krizë në 4 skuadrat kryesore që mendoheshin protagoniste në Katar. Flasim për Francën, që është kampione e botës në fuqi dhe fituese në fuqi e Ligës së Kombeve. Po ashtu, për Spanjën e shkëlqyer të Luis Enrikes, për Anglinë që është nënkampione e Europës dhe për Gjermaninë që ishte e ringjallur me Hansi Flikun. Për momentin, gjithçka është ndryshe dhe këto ekipe janë në krizë, ndërsa duhen edhe pak javë deri në Botëror. Ndoshta nënkampionia e botës, Kroacia, do të shpëtojë nderin europian, apo edhe dy herë nënkampionia e botës, Holanda.

Sfidanti.al