Reali i Madridit fiton Superkupën e koshit në Spanjë, me kampionët e Europës në stol!

Emrin e ka Valter Samuel “Edi” Tavarez dhe vendi i tij quhet Kepi i Gjelbër në Afrikë. Me shtatlartësinë prej 2.21 metrash dhe hapjen e krahëve që arrin në 2.36 metra ai është një version modern i Arvidas Sabonisit, dhe ndonëse “nuk hëngri dot bukë” në NBA, është mjaft i suksesshëm në Europë. Ky gjigand 30-vjeçar ishte vendimtar në finalen e Superkupës së Spanjës, që ishte një “El Klasiko” mes Realit të Madridit e Barcelonës. Kryeqytetasit, kampionë të Spanjës dhe nënkampionë të Europës në fuqi, ia dolën 89-83 dhe Tabarezi pati 24 pikë, 12 topa në tabela, 5 bllokime gjuajtjesh, duke marrë vlerësimin me notë 40! Për katalanasit shkëlqeu Sanli me 21 pikë e 5 topa në tabela si dhe Laprotitola me 12 pikë e 14 asiste, por Tabarez ishte më i fortë, i ndihmuar nga boshnjaku Xhanan Musa dhe amerikani Dek. Interesant fakti, se Reali pati në stol në nisje të ndeshjes kampionin e Europës me Spanjën, Rudi Fernandezin, ashtu si edhe Sergio Rodrigezin apo Julin, dhe po ashtu francezin e shkëlqyer Puarie, nënkampion i Europës.

Sfidanti.al