Ai cilësohet “trajner mendor” (mental coach), quhet Roberto Çivitareze, dhe është marrë me problemet psikologjike të futbollistëve të ndryshëm gjatë gjithë këtyre vjetëve. Çivitareze pyetet nga “La Gazeta delo Sporti” se çfarë po ndodh tek Juventusi, se përse ekipi është në krizë kaq të thellë edhe në Serinë A, edhe në Champions. Specialisti drejton gishtin tek trajneri Masimiliano Alegri. “Shoh mungesë të përgjegjshmërisë dhe gjykime aspak produktive, – thotë ai, – sipas meje kriza e Juves nis në dhomën e zhveshjes. Nuk është problem teknik, por mendor. Alegri transmeton mungesë besimi”.
Sfidanti.al