Kapelo habitet me Berluskonin: i thashë të mos e merrte Ronaldon tek Milani!

Ka qenë trajner i kuqezinjve, i Realit të Madridit, i Romës, por edhe i Juventusit. Ka fituar shumë në karrierë dhe ka marrë epitetin “oficeri i hekurt”, ndonëse nuk e pranon, ndërsa Fabio Kapelo tregon një histori me Silvio Berluskonin. Në 2006-2007, në stolin e Realit, italiani fitoi titullin në La Ligë duke rikuperuar 9 pikë ndaj Barcelonës në 10 javët e fundit të kampionatit, ndërsa në atë kohë pronari i Milanit kërkonte të merrte “Fenomenin” Ronaldo. “Berluskoni më pyeti sesi ishte Ronaldo, – kujton Kapelo, – i thashë se nuk kishte dëshirë të stërvitej dhe se i pëlqenin shumë gratë dhe festat. E këshillova që do të bënte gabim që ta merrte, por të nesërmen në mëngjes lexova gazetat që Ronaldo do të shkonte tek Milani”.

Sfidanti.al