“Sport Bild”: Kriza e Bajernit po kthehet në krizë të kombëtares!

Ajo që i ndodhi Gjermanisë ishte tronditje. Humbja 0-1 me Hungarinë në Lajpcig nuk pritej, ndërsa goli i Salait tregoi se skuadra e trajnerit Hansi Flik nuk është aspak në formë 7 javë para Botërorit. “Kriza e Bajernit po kthehet në një krizë për Kupën e Botës”, – shkruan e shqetësuar revista gjermane “Sport Bild”. “Pjesa e parë ishte më e keqja e jona, që kur unë jam këtu, – pranoi Fliku, – natyrisht, humbja e parë një ditë do të vinte, por unë duhet të marr përsipër fajin. Ne provuam diçka ndryshe në pjesën e parë, por nuk na shkoi mbarë. Kupa e Botës është shumë afër dhe koha për eksperimente ka përfunduar”. Të shohim nëse 4 herë kampionët e botës do të arrijnë të ndryshojnë deri në Katar.

Sfidanti.al