Fanela e klubit amator skocez i çmend fare tifozët!

Po flasim për një ekip të ligës amatore të vendit të vogël që është pjesë e Britanisë së Madh. Njukrejgholl Leith Viktoria (Newcraighall Leith Victoria) luan në kampionatet e ulëta të Skocisë, por gjithsesi e ka siguruar një kontratë sponsorizimi për fanelën. Kontrata është bërë me kompaninë e njohur “Tennent’s” dhe klubi nga Edinburgu bëri edhe dizajnimin e fanelave në përshtatje me realitetin e ri. Ky krijim ishte vërtet i veçantë pasi bluza ka përbërjen sikur të jetë një gotë birre me shkumën e bardhë në pjesën e sipërme. Tifozët janë hedhur në rrjetet sociale duke shprehur simpatinë e tyre për fanelën, dhe duke kërkuar menjëherë të dinë se ku mund ta blejnë atë.

Sfidanti.al