Mallkim! Pa Dibalën, Roma humb magjinë dhe … Murinjon!

Juventusi ka nisur të ketë mall për argjentinasin, ndërsa Interi të pendohet thellësisht që nuk bëri një sforco financiare për ta marrë në verë. Gjithsesi, Paulo Dibala i këtij sezoni po bën me zemër edhe ekipin e tij, Romën, pasi kur ai mungon “bota përmbyset”. Sulmuesi i mbiquajtur “Gëzimi” apo “Lumturia” u ndal përpara ndeshjes me Atalantën në “Olimpiko” për shkak të një problemi fizik. Mungesa e tij ishte një faktor që Roma humbi 0-1, që ekipi e humbi magjinë ndonëse luftoi shumë dhe që Zhoze Murinjo humbi mendjen duke u përjashtuar me karton të kuq. Kjo, pasi pretendoi penallti në favor të Romës për rrëzim të Zaniolos në zonë. Sipas arbitrit (dhe sipas pamjeve filmike), Zaniolo dhe mbrojtësi i Atalantës tërhoqën njëri-tjetrin nga fanela, pra nuk ishte as penallti dhe as faull për asnjërin prej tyre.

Sfidanti.al