Vazhdojnë të lënë shenjën, pavarësisht ku luajnë. Futbollistët shqiptar, pavarësisht dëmtimeve dhe konkurrencës, gjejnë mënyrën për të rënë në sy dhe kështu bëri Armando Sadiku në Spanjë. Sulmuesi 31-vjeçar shënoi golin e fitores për Kartagjenën në fushën e Levantes, një sukses shumë i rëndësishëm. Sadiku realizoi në fund të pjesës së parë, ndërsa ekipi i tij ndodhet në krye të renditjes së ligës së dytë spanjolle, pra shpreson ngjitjen në elitë. Kjo ishte rrjeta e dytë e 31-vjeçarit këtë edicion në Spanjë, pas atij të shënuar në mënyrë dramatike në minutën e 98-të, sërish jashtë fushe në Elçe, që i siguroi Kartagenjës fitoren 3-2. Me gjasë, Sadiku i dërgon një mesazh trajnerit të kombëtares, Edi Reja, që ta rikthejë në ekip.
Edhe më i bukur goli i shënuar nga Endri Çekiçi në Turqi. Mesfushori i kombëtares ia doli në një ndeshje tepër të vështirë në Superligën turke, në stadiumin e Gallatasarajit, duke i siguruar pikën ekipit të tij, Konjasporit. Konjaspori, nga i cili është larguar sulmuesi kuqezi, Sokol Cikalleshi, ndodhet në vendin e dytë të renditjes së Superligës me 14 pikë, vetëm dy pikë prapa Gallatasarajit. Çekiçi 25-vjeçar është në formë të madhe ndërsa do të jetë në grumbullimin e kombëtares për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve ndaj Izraelit dhe Islandës.
Sfidanti.al