Trajnerit të kombëtares padyshim që i takon të thotë kështu, pra që të nxisë të tjerët që të besojnë tek fitorja. Kështu edhe Edi Reja, i cili deklaroi se pavarësisht mungesave, Shqipëria mund t’ia dalë në Izrael në ndeshjen e Ligës së Kombeve në 24 shtator. “Ndeshjet janë vendimtare, por duhet të llogarisimim ata që kemi në gjendje për të luajtur, – thotë italiani, – Mua nuk më pëlqen të qahem, nuk duhet të qahemi për ata që mungojnë. Është e vërtetë që na mungojnë lojtarë të rëndësishëm, por edhe lojtarët e tjerë kanë vlerat e tyre. Ne do të shkojmë për maksimumin”. Dakord! Ata që panë ndeshjen ndaj Izraelit në “Arenë” kuptuan se kombëtarja ishte shumë më poshtë se kundërshtari pavarësisht barazimit 1-1 të fituar në Islandë pak ditë më parë. Nëse do të kemi mangut Kumbullën, Gjimshitin, Dermakun, Roshin e Manajn, dhe nëse Çekiçi e Bare janë në dyshim, atëherë si mund të jemi “trima” në Izrael?
Sfidanti.al