Barcelona vazhdon fitoret nën shenjën e Levandovskit

Kur u luajt ndeshja e Championsit, Tomas Myleri e pyeti sulmuesin polak se përse ai nuk kishte veshur fanelën e Bajernit. Natyrisht, pati të qeshura, ndonëse në “Alianc Arenë” Robert Levandovski nuk mundi të shënonte. Gjithsesi, një “gjahtar goli” si ai nuk mund të rrijë gjatë pa “e lagur” dhe ja ku erdhi e shtuna dhe ai realizoi dy herë. Barcelona fitoi 3-0 në “Spotifaj Kamp Nou” falë Levës dhe rrjetës së Memfis Depait duke mbajtur vendin ep arë në La Ligë16 pikë në 6 ndeshje, nga të cilat pesë fitore e vetëm një barazim. Reali ka 15 pikë dhe një ndeshje më pak ndërsa këtë të diel në orën 21:00 luan në fushën e Atletikos, derbin e Madridit. Levandovski ka 11 gola dhe 3 asistë këtë sezon, ndërsa gjithçka e ka arritur në 8 ndeshje. Rivaliteti me Halandin vazhdon, ndërsa norvegjezi ka 14 gola në 10 ndeshje për Mançester Sitin.

Sfidanti.al