Kili sulmon FIFA-n: Kjo është një ditë e zezë për futbollin!

Federata e vendit amerikanolatin mbeti shumë e zhgënjyer nga vendimi i ardhur nga zyrat e Zyrihut, që nuk e përjashtoi Ekuadorin nga finalet e Kupës së Botës në Katar, ndonëse u akuzua se kishte marrë në kombëtare një lojtar të lindur në Kolumbi, dhe që nuk paska qenë i lejuar për të veshur fanelën kilene. Të paktën, kështu e interpreton Kili, që tani do ta dërgojë çështjen në Gjykatën Sportive Ndërkombëtare (të Apelit) në Lozano. Fjala është për Bajron Kastijon. “Kjo është një ditë e zezë për futbollin”, – ishte komenti nga Santiago.

Sfidanti.al