Reali në ecurinë e tretë më të mirë në histori në Champions

Ka arritur 8 fitore radhazi në këtë konkurrim, diçka jo aq e zakonshme as edhe për këtë skuadër kaq të madhe. Reali i Madridit mund të jetë rekordmen i titujve në Champions me 13 trofe të fituara, por gjithsesi kundërshtarët kanë qenë vazhdimisht të fortë dhe fitoret nuk kanë ardhur lehtë. Sipas të përditshmes “Marka”, skuadra e Karlo Ançelotit është në serinë e tretë më të mirë të historisë së “merengesve”, diçka që nuk ndodhte që nga vitet 60-të. Në 1961-1962, Reali i udhëhequr nga Di Stefano dhe Pushkash arriti 11 fitore radhazi derisa u mund në finale nga Benfika. Edhe në 1968-1969, madrilenët patën 11 fitore radhazi. Fitorja e radhës e Realit ishte 2-0 me Lajpcigun.

Sfidanti.al