Në Spanjë flasin për “fantazmat e Mynihut”, por edhe që Barça duhet ta mbajë kokën lart!

Të tilla përballje i kanë të treja rezultatet brenda. Kështu thuhet për klasiket e futbollit e kështu parashikohej një Bajern-Barcelona, veçse përfundimi ishte ai i zakonshmi kohët e fundit, ndërsa jehona ishte e madhe. Natyrisht, Barça ishte ndryshe nga ajo që u mund 2-8 apo dy herë 0-3 sezonin e kaluar.

“Festa e Bajernit me Barcelonën, – shkruan “Sport Bildi”, – ankth dhe goditje psikologjike në kthim për Levandovskin”. Ja dhe revista “Kiker”: Mynihu është i mallkuar për Barcelonën. Bajerni arrin fitoren e pestë radhazi ndaj katalanasve! “Marka” ka lajm të madh fitoren e Spanjës në Eurobasket, ndërsa në krye të kopertinës komenton: Rishfaqen fantazmat për Barçën në Mynih! E përditshmja katalanase, “El Mundo Deportivo”: Me kokën lart! Barça u rrëzua sërish në Mynih, por këtë herë mund të shënonte goleadë!”

Sfidanti.al