Më shumë ky cilësim sikur i ka shkuar brazilianit këto kohë, por sipas vetë mendimit të numrit 10, kështu duhet të quhet partneri i tij në sulm. Këto janë të paktën ato që raportojnë mediat europiane, që nga Franca në Angli, sipas të cilave Nejmari mendon se Kilian Mbape është një egoist që luan vetëm për vete. Para disa ditësh, dy yjet e Paris SG patën përplasje për gjuajtjen e një penalltie, që në fund e ekzekutoi braziliani, dhe mesa duket mes tyre nuk është vendosur ende paqja. Nuk dihet nëse trajneri Galtie, apo presidenti Al Helaifi do të mund të ndikojnë, apo nëse këtë mund ta bëjë Lionel Mesi. E sigurt është që nëse vazhdon ky konflikt, kjo do t’i prishë shumë punë PSG-së.
Sfidanti.al