Jo të gjithë tifozët e Liverpulit e respektuan kujtimin e Mbretëreshës

Në “Anfild” nuk ndodhi ajo për të cilën kishin shumë frikë ata që donin të ruanin format tradicionale britanike. Pjesa më e madhe e tifozëve të Liverpulit nuk e prishën minutën e heshtjes në kujtim të Mbretëreshës së shuar Elizabeta II, por jo të gjithë u sollën kështu. Pati një numër të caktuar njerëzish, edhe pse të izoluar, që nuk deshën t’ia dinin dhe lëshuan zhurma e vërshëllima, duke qenë të qendrueshëm në kundërshtinë e tij ndaj monarkisë në Mbretërinë e Bashkuar. Në finalen e Kupës së Anglisë ndaj Çelsit në “Uembli”, numri i atyre që vërshëllyen himnin ishte shumë më i madh.

Sfidanti.al