Ish-shefi ekzekutiv i Bajernit është dhe do të mbetet gjithnjë një njeri të cilit do t’i dëgjohet fjala. Edhe pse në “pension”, Karl-Hajnc Rumenige ka se çfarë të thotë për futbollin. i mbiquajturi “Kalle” i tërheq veshin trajnerit bavarez, Julian Nagelsman. “Bëri gabim që sulmoi Barcelonën, – tha Rumenige, – nuk i takon Julianit, por le të flisnin Kahni dhe Haineri. Secili le të flasë për atë që i takon. (Presidenti) Laporta ka mënyrën e tij për të vepruar, nuk deshi të punonte gradualisht, por duke rrezikuar”. Dy fjalë edhe për Superligën Europiane me një kritikë për Florentino Perezin e Realit. “Superliga Europiani erdhi si model si pasojë e Premier Ligës, – tha ai, – Florentino Perez e kishte paralajmëruar që paratë e shteteve do të krijonin probleme, por Superliga nuk është zgjidhja. Nuk është ajo gjë që duan tifozët”.
Sfidanti.al