Në fillim u kuptua si një respekt i shkallës maksimale për kujtimin e monarkes britanike, por nuk qenka kështu. Premier Liga vendosi të mos i luante ndeshjet e fundjavës nga frika se mos një pjesë e tifozëve do të tregonin mungesë respekti për Mbretëreshës së ndjerë, Elizabeta II. Vendimi u nxit jo vetëm nga sjellja e tifozëve në finalen e Kupës së Anglisë ku u vërshëllye himni britanik, por edhe nga fakti se tifozët irlandezë të Shamrok Roversit reaguan duke ofenduar kujtimin e Mbretëreshës në ndeshjen që luajtën në kupat e Europës. E pra, kundërshtia e njerëzve edhe në vetë Anglinë qenka kaq e fortë saqë detyron anulimin e 10 ndeshjeve të kampionatit më të fortë në botë.
Sfidanti.al