Gjokoviçi nuk njihet më: “E ndjej veten shumë keq!”

Teninisti serb, Novak Gjokoviç, që vetëm një vit më parë i “terrorizonte” kundërshtarët e tij në të gjithë terrenët, anekënd Evropës, gjatë këtij viti, nuk po njihet më dhe po luan në një formë të dëshpëruar. Të shtunën e kaluar, në turneun ATP të Akapulkos, ai u mund nga tenisti kontraversal Nik Kirjos, dhe, mbas ndeshjesh, ai nuk ishte shumë i predispozuar që t’u përgjigjej pyetjeve të gazetarëve. “Do të thoni ju sesi ndjehem unë pas kësaj humbjeje? Vetkuptohet, shumë keq. Kundërshtari im ishte sot më i mirë sesa unë, servisoi shkëlqyeshëm dhe fitoi me meritë. E uroj atë për fitoren”, tha Novaku. Humbja e re duket se e ka tronditur ish-tenistin më të mirë të botës që, vazhdimisht, ka qenë i predispozuar për të biseduar me gazetarët, madje edhe kur ka pësuar humbje edhe me të rënda sesa kjo e fundit.

sfidanti.al