Barazimi i Skënderbeut një ditë më parë i dha moral, dhe Partizani e pa objektivin më afër. Nëse fitonte në Laç do të ishte vetëm 2 pikë larg kampionëve, ndërsa nuk do të lejonte shkëputjen e Kukësit, gjithnjë nëse ky i fundit fitonte në Vlorë. Më në fund, skuadra e Starovës e mori atë që kërkoi. Mori edhe atë që meritoi. Kryeqytetasit luajtën jashtëzakonisht mirë, të paktën për aq sa mund të thuhet ky epitet në Superligën shqiptare, dhe triumfuan me golin e shënuar nga Gëzim Krasniqi.
Dy herë të tjera e dërguan topin në rrjetë, të dyja kur rezultati ishte 0-0 dhe të dy golat u anuluan për pozicion jashtë loje. Të kuqtë patën pretendime, të paktën, për një padrejtësi ndaj tyre. Gjithsesi, epërsia ishte e plotë. Ekuban disa herë, Torasa apo Mazrekaj patën mundësi të shënonin përpara golit, ndërsa Trashi mund të kishte realizuar pas avantazhit. Kurbinasit patën vetëm një mundësi vërtet shumë të mirë, në minutën e 87-të mund të kishin barazuar.
Partizani, me këtë fitore, u ngjit në kuotën e 46 pikëve, vetëm 2 pikë larg Skënderbeut që ka 46, ndërsa Kukësi po ashtu nuk mund të largohet. Lufta për titull vazhdon dhe pavarësisht nga problemet me e herë pas hershme me gjyqtarët, të besuarit e Starovës mbeten pretendentë të fortë.
Sfidanti.al