Lojtarët janë pak a shumë po ata, ndonëse ka pasur ndryshime në lëvizjet e tyre. Erling Halandi iku nga Dortmundi tek Man. Siti dhe pritet të shënojë më shumë, Harri Kejn apo Mo Salah do të kenë më shumë nxitje në Premier për të realizuar, Levandovski duket i rifreskuar tek Barcelona duke nxitur më shumë Karim Benzemanë e Realit, ndërsa në Francë janë Kilian Mbape dhe Nejmar që do të bëjnë duel brenda skuadrës. Gara për Këpucën e Artë të Europës, pra për shënuesin më të mirë të kontinentit, duket se do të jetë e fortë dhe shifrat mund të rriten.
Sfidanti.al