Një futbollist si legjenda polake jo më kot ka një përvojë të jashtëzakonshme. E tillë ajo e Robert Levandovskit saqë nuk duket vetëm në fushën e lojës, por ndihet edhe jashtë saj. Trajneri i Barcelonës, Ksavi Hernandez, deklaroi pas fitores 4-0 ndaj Vajadolidit se “Levandovski na ndihmon edhe neve të stafit teknik”. Kjo tregon një standard të lartë të polakut të ardhur nga Bajerni, që ka punuar me disa trajnerë të mëdhenj si Klop, Guardiola, Ançeloti, Flik, por edhe me Nagelsmanin apo Ksavin. Tekniku “blaugrana”, duke komentuar ndeshjen me Vajadolidin, theksoi se “fitorja ishte e merituar, sulmuesit ishin shumë të mirë, por nuk ishte një ndeshje e përsosur, pasi duhet të rregullojmë shumë gjëra”.
Sfidanti.al