Interi mund të mendojë më seriozisht për titullin, Shkriniar është jashtë “tregut”!

Presidenti Çan e dinte se “topi ishte në fushën e tij”. Pas fitores së vështirë 2-1 në fushën e Leçes, trajneri Simone Inzagi u shpreh se “skuadra duhet të mbetet kjo që është”. Ishte një ftesë për drejtuesit e klubit që të mos largonin mbrojtësin e rëndësishëm Milan Shkriniar, i cili kërkohej dhe kërkohet ende nga Paris SG dhe për të cilin mund të merreshin deri në 70 milionë euro. Çan e mori vendimin dhe e “goditi topin nga fusha e tij”. Shkriniar është tërhequr nga tregu, si përgjigje për pamundësinë e zikaltërve për të marrë brazilianin e Torinos, Bremer, që shkoi tek Juventusi. Tashmë, pretendimet për titullin në Serinë A mund të jenë më të pranueshme dhe më të forta.

Sfidanti.al