Kuqezinjtë kanë një histori të gjatë 123-vjeçare dhe të pasur me suksese, e padyshim që kanë pasur edhe trajnerë fitues. Stefao Pioli është vetëm njëri prej tyre, ndërsa njihen Nereo Roko, Lidholm, Arrigo Saki, Fabio Kapelo apo Karlo Ançeloti, pa arritur tek Xakeroni apo Alegri. Pioli do të përpiqet të barazojë rekordin e Kapelos si i vetmi trajner që e ka fituar titullin dy herë radhazi me Milanin. “Kur fiton mendon se ke bërë gjithçka, – thotë Don Fabio, – por, në klube të Milani ke bërë thjesht detyrën dhe duhet të vazhdosh ta bësh. Ekipi është i kompletuar dhe lojtarët janë në gjendje për të përmbysur çdo situatë të vështirë, veçse edhe ekipet e tjera janë forcuar. Janë Interi, Juventusi, Napoli dhe Roma. Do të jenë pesë “motra” që i kanë mundësitë për të dalë kampion dhe që kanë trajnerë që kanë fituar”.
Sfidanti.al