Broja tek Çelsi duhet të mundë konkurrencën, por edhe … dëmtimet!

Sulmuesi shqiptar nuk po ka shumë fat këto kohë. Nëse tek Viteshe në elitën e Holandës, dhe tek Sauthemptoni vjet në Premier Ligë ishte “flakë” dhe pati shumë pak lëndime, kanë mjaftuar pak javë tek Çelsi për ta goditur keqazi. Armando Broja ka pësuar dëmtimin e radhës, siç e konfirmoi trajneri Tomas Tuhel duke shprehur keqardhjen për fatin e mbrapshmë të 20-vjeçarit. “Brojën e njohim mirë tashmë dhe e dimë se çfarë mund të bëjë, por ai pësoi dëmtimin e dytë në pak kohë, – tha gjermani, – pra, nuk mund të na ndihmojë këtë herë. Më vjen keq sepse kështu siç është ekip, ai mund të na ndihmonte shumë”. Broja u dëmtua herën e parë në fazën përgatitore në SHBA, por shpresohet të kthehet sa më shpejt.

Sfidanti.al