Trajneri Galtie, drejtori sportiv Kampos dhe presidenti Al Helaifi e kanë përpiluar listën e tyre me të paktën 8 lojtarë që duhet të largohen nga “Parku i Princave”. Ata janë kërcënuar se do të zbriten në kategorinë e pestë nëse do të vazhdojnë të jenë pjesë e Paris SG, por ultimatumi po nis të japë fryte. Ander Herrera është njëri prej tyre dhe sipas mediave spanjolle është pranë kalimit tek Atletik i Bilbaos. Nga ana tjetër, edhe Mauro Ikardi mund të shkojë në Turqi pasi e shoqja dhe agjentja e tij, Uanda Nara, po bisedon me Fenerbahçen.
Sfidanti.al