Do të jetë një konkurrim për t’u shpallur “Djaloshi i Artë”, dhe këtë e bën çdo vit e përditshmja italiane nga Torino. “Tutosport” ka përzgjedhur lojtarët e rinj që pritet të shkëlqejnë këtë sezon në ligat kryesore të Europës, duke e ngushtuar listën nga 100, në 80 e pastaj në 60 emra. Nga Seria A janë 10 talente dhe mes tyre është edhe mesfushori shqiptar, Kristjan Asllani. Një vlerësim i madh për 20-vjeçarin dhe shpresa është që ai ta justifikojë besimin.
Sfidanti.al