Juvja pati 154 milionë euro të ardhura këtë verë dhe 103 milionë euro shpenzime!

Kishte kohë që nuk kishte parë “flori” me sy, por tashmë nuk ka nevojë që t’i shqyejë “llambushkat”. Juventusi ka dalë me fitim serioz këtë verë pasi politika e klubit ishte e tillë që shiti dhe “shkarkoi” shumë, si dhe “ngarkoi” pak. Largimi i disa lojtarëve, me në krye Dibalën, uli me 64 milionë euro sasinë e përgjithshme të rrogave, ndërsa transferimi i lojtarëve solli 90 milionë euro të tjera. Si shpenzim llogariten 39.7 milionë euro për rrogat e lojtarëve të rinj, ku spikasin Pogba e Di Maria, si dhe 63.5 milionë euro të nxjerra për të marrë lojtarët si Bremer apo Kostiç.

Sfidanti.al