Nuk mund të ishte ndryshe, derisa vetëquhet Superior futbolli i kampionatit, edhe urimi inagural i presidentit Duka, i cili sapo ka nisur , meriton të spërkatet me hipokrizi ..Superiore. Dëgjoni sa te sheqerosura i ka fjalët “ baba Mando”për median :
“ Gazetarët janë kritikët tanë të fushës dhe sensibilizuesit më të mëdhenj të produktit tonë. Do t’iu dëgjojmë me vëmëndje, do të përpiqemi të marrim më të mirën e të punojmë bashkarisht dhe këtë sezon..”
Kjo që thotë Duka për median, na kujton Saliun e parë ( Berisha) kur në një intervistë u lumturua aq shumë me pyetjen që i bëri gazetari , sa e bekoi : “ Pyetje më të bukur nuk më ka bërë askush..” Kur e pyetën gazetarin, se ku e kishte gjetur atë pyetje, ai i kishte befasuar: “ Ma dha vetë Berisha para intervistës!”
Edhe Duka, duke ndenjur gjatë në fron, ka mësuar nga salizmi i politikës, duke falenderuar median, pikërisht atë media që e bart me vete në çarter dhe pyetjet gatiten në qiell ..për t’u bërë në tokë! Dhe nuk janë të pakët gazetarët, madje shifra është e frikshme, të cilët i bëjnë pyetje presidentit Duka nëpër studio , si ato “befasueset” e ..Berishës.
Sfidanti.al