Karlo Ançeloti e tha në konferencën për shtyp, duke dhënë atë që ai e quajti arsyen e vërtetë të largimit të Kasemiros nga Reali. Mesfushori brazilian do të shkojë tek Mançester Junajtidi për rreth 70 milionë euro, ndërsa kontrata do të jetë 4-vjeçare. Pasi arriti suksese të mëdha në Madrid, futbollisti i tha trajnerit të tij se “kam nevojë për një sfidë të re në moshën 30-vjeçare”, nevojë që nuk po e ndjejnë “gjysha” si Modriç, Kros apo Benzema. Gjithsesi, pavarësisht garancive për të luajtur dhe për të qenë protagonist të paktën der 34 vjeç, Kasemiro merr në sy një rrezik të madh në “Old Traford”. Mançester Junajtidi nuk jep garanci pë sukses dhe dështimi e ka shoqëruar gjithë këta vjet.
Sfidanti.al