Man. Junajtidit ndoshta nuk i shkon kot e gjithë ofensiva 200-milionëshe, Kasemiro po mendohet!

Kjo nuk do të thotë se do të pranojë të lërë Madridin për të shkuar në shiun anglez, por gjithsesi shpresë ka në “Old Traford”. Mançester Junajtidi shkoi për “pazar” në Spanjë duke ofruar 135 milionë euro për Zhoao Feliksin dhe 60-70 milionë euro për Kasemiron, e ndoshta mund të ketë sukses me brazilianin. Portugezi e hodhi poshtë ofertën ashtu si edhe Atletiko, ndërsa tek Reali po mendohen. Oferta është shumë e mirë për një lojtar me moshë relativisht të madhe, që u mor vetëm për 6 milionë euro në 2014, dhe që e shlyer veten 100-fish duke ndihmuar në fitoret në Champions e në La Ligë. Edhe pse mbetet mjaft mirë si nivel, sërish shifra të tilla mund t’i bëjnë punë edhe një klubi si Reali.

Sfidanti.al