Jo më kot e kanë cilësuar “Titani”, njeriu që mbrojti fillimisht portën e Karlsruhes, pastaj të Bajernit dhe që kualifikoi Gjermaninë deri në finalen e Kupës së Botës 2002 humbur përballë Brazilit të Ronaldos, Rivaldos e Ronaldinjos. Ky është Oliver Kahn, shefi i sotëm ekzekutiv i bavarezëve, por që pati një fillim të vështirë të karrierës në Mynih. Duke folur sot, ish-portieri i famshëm, thotë se sheh veten tek mënyra sesi po e ringjall karrierën Marcel Zabiceri në “Alianc Arenë”. “Unë jam vetë shembulli më i mirë sepse unë pata nevojë për një apo dy sezone tek Bajerni, ndonëse atëherë kishte më shumë kohë për të pritur. Marceli po luan shumë mirë dhe meriton gjithë lavdërimet”.
Sfidanti.al