Shpërthimi i futbollit të femrave, pas 10 vjetësh ka 300 milionë tifozë!

Europiani i fundit ishte konfirmimi i radhës, pas Botërorit të fituar nga SHBA pak vjet më parë, dhe pas shkëlqimit të Championsit. Stadiumet po mbushen plot me tifozë në ndeshjet ku luan futbolli i femrave dhe mediat raportojnë se pas 10 vitesh pritet të arrihet niveli global prej 300 milionë tifozësh. Një shifër e paimagjinueshme pak vite më parë, që kur loja e vajzave mori shtysën e parë serioze. Sipas një studimi të UEFA-s, futbolli i femrave do t’i 5-6-fishojë të ardhurat në 2033 (686 milionë nga 116 milionë) duke iu afruar sado pak atij të meshkujve. Vetëm Europiani i vajzave u ndoq nga 300 milionë tifozë në të gjithë botën, ndërsa në stadiume në 2033 do të ketë 324 milionë njerëz nga 144 milionë që janë sot.

Sfidanti.al