Dy gola dhe 3 asiste, Ernest Muçi po e “pushton” vërtetë Poloninë!

U desh të priste një farë kohe, madje pati edhe kritika për të. Gjithsesi, sulmuesi i transferuar nga Tirana tek Legia e Varshavës e tregoi veten se është punëtor i madh dhe e kërkon fatin, nuk e pret. Ernest Muçi është kthyer në protagonist tek Legia në kampionatin e Polonisë, dhe këtë sezon është ndër më të mirët e ekipit. Në rreth 251 minuta në fushë, ai ka 2 gola dhe 3 asistë, që do të thotë nga një pjesëmarrje në gol çdo 50 minuta. Dy asiste, Muçi i dha në ndeshjen e fundit që Legia e fitoi ndaj Vidzevit të Lodzit, ndërsa ka shënuar ndaj Koronës dhe Piastit.

Sfidanti.al