Kjo ndodhi pasi objektivi numër 1 i shpëtoi nga dora. Zhovani Lo Selso shkoi në La Ligën e Spanjës, ndërsa Barak duket larg, ndaj edhe Fiorentina iu kthye “dashurisë së parë” për Nedim Bajramin. Mesfushori i Empolit duket shumë pranë “Qytetit të Kulturës”, dhe duket se do të ketë ngritje në karrierë këtë sezon. Këtë këshillë Bajramit ia dha edhe trajneri i kombëtares shqiptare, Edi Reja, i cili deklaroi për mediat italiane se mesfushori kuqezi duhet të luajë në Firence. Këto fjalë duket “po i dëgjon” edhe Fiorentina, që do t’i japë Empolit Zurkovskin apo edhe ndonjë lojtar tjetër.
Sfidanti.al