I fundit që iu bashkua listës në “infermieri” ishte Tiago Alkantara. Mesfushori katalanas do të mungojë për plot 6 javë për shkak të një dëmtimi në kofshë, ndërsa nga 8-9 mesfushorë që Liverpuli ka normalisht, në gjendje “pune” kanë mbetur vetëm 5. Të pamundur janë edhe Okslejd-Çembërlen dhe Kërtis Xhons, ndërsa Eliot është tepër i ri, edhe pse rinovoi kontratën dhe pritet të luajë. Për momentin, Jurgen Klopi e ka hedhur poshtë mundësinë për të marrë një mesfushor tjetër, edhe pse trajneri gjerman mund të ndryshojë mendje deri në 31 gusht. Dëmtimi i Tiagos është goditje e rëndë, sepse ai e tregoi vjet se çfarë mund të bëjë kur është i padëmtuar, duke u përzgjedhur edhe në formacionin e vitit në Premier Ligë.
Sfidanti.al