Ylli i madh i Premier Ligës, rekordmeni i golave në këtë konkurrim, ka bërë një parashikim për sulmuesin shqiptar. Natyrisht, një sulmues e di se për çfarë ka nevojë një sulmes dhe Alan Shirer e këshillon Armando Brojën që të kalojë tek Njukasëlli. “Broja është shumë i talentuar, – thotë Shireri, që ka 260 gola në Premier Ligë, – por, atij i duhet kohë për t’u kthyer në titullar tek Çelsi. Blutë kanë nevojë për një qendërsulmues tjetër tani që kanë humbur Lukakun. Obamejangu do të ishte një përforcim i mirë”. Shirer ka qenë emblemë e Njukasëllit dhe ndoshta ai do të donte që Broja të shkonte pikërisht në “Sent Xhejmsis Park”.
Sfidanti.al