Prag Almeria-Real, kampionët e Spanjës dhe të Europës duken të frikshëm

Jo vetëm faza përgatitore përfundoi, por edhe sezoni nisi me sukses. Madridi i Karlo Ançelotit fitoi Superkupën e Europës ndërsa sonte në orën e vonë 22:00 (tipike spanjolle) fillon sezonin e ri në La Ligë. Kampionët e Spanjë do të jenë në stadiumin e “vogëlushes” Almeria, që sapo është ngjitur në elitë pas 7 sezonesh. Fitorja duket një formalitet me Ançelotin që nuk ka dëmtime, dhe që mund të zgjedhë mes yjeve të tij, të cilëve u janë shtuar Rydiger dhe Çuameni. Po ashtu, ka rivalitet Rodrigo-Valverde. Reali synon 6 trofe këtë sezon, por La Liga duket më e vështira pasi Barcelona është “ringjallur” frikshëm ndaj nuk mund të lejohen gabime as në javën e parë.

Formacioni i mundshëm: Kurtua; Karvahal, Militao, Alaba, Mendi; Kros, Kasemiro, Modriç; Rodrigo, Benzema, Vinisius.

Sfidanti.al