Janis Adetokumbo shënon 7 kosha 3-pikësh radhazi në stërvitje

Për momentin, ai është në kombëtaren e tij të Greqisë, ku është i grumbulluar bashkë me dy vëllezërit për Kampionatin Europian që do të mbahet në Paris. Janis Adetokumbo është shpresa e madhe greke, ndonëse ylli i NBA-së thotë se Greqia nuk ka mundësi të fitojë titullin, madje do ta ketë të vështirë edhe për medalje. Gjithsesi, ai duket në formë të madhe, siç e tregoi në miqësoren ndaj Spanjës, fituar nga grekët 86-70 dhe ku ai realizoi 31 pikë, pati 10 topa në tabela e 3 asistë. Faqja zyrtare e NBA-së botoi një video ku dukej Adetokumbo në stërvitje duke shënuar 7 kosha tripikësh radhazi. Prej kohësh, lideri i Miluokit ka dashur që të jetë në nivel të lartë edhe në gjuajtjet nga largësia dhe duket se po ia arrin. Me një Janis të tillë Greqia mund të mendojë për Europianin, ndërsa Franca nuk do ta ketë Zhoel Embijdin e dëmtuar, por mbetet Sllovenia e Luka Donçiçit.

Sfidanti.al