Fitorja në fushën e Frajburgut ishte një konfirmim se skuadra e trajnerit Edin Terziç është kolauduar mirë këtë sezon. Borusia e Dortmundit ka 2 fitore radhazi në Bundesligë, dhe ndonëse Bajerni duket i paprekshëm, sërish verdhezinjtë duan ta provojnë. E veçantë sepse suksesi në Frajburg u arrit me përmbysjë në 13 minutat e fundit, dhe heronj ishin adoleshentët Xhemi Binoe Gitens dhe Jusufa Mukoko. i pari hyri në fushë në 64’ dhe shënoi në 77’, ndërsa i dyti hyri në 70’ dhe realizoi për 2-1 në 84’. Mukoko është ende 17 vjeç (mbush 18 në 20 nëntor), ndërsa Gitens sapo i ka bërë 18 në 8 gusht. Dortmundi ka edhe adoleshentë të tjerë si Xhud Belingham është 19 vjeç, Xhovani Reina po 19, Karim Adejemi 20 vjeç, Kamara 17 vjeç, Rote po 17, ndërsa Kulibali 18 vjeç. Përveç tyre ka edhe të rinj të tjerë duke nisur nga portieri Kobel (24 vjeç), Morei (22), Shloterbek (22), Ëzxhan (24), Malen (23), Paslak (24), Lotka (21), Unbehaun (21)
Dortmundi në Frajburg:
Kobel, Mënie, Humels, Shloterbek, Gerrero, Belingham, Dahud (Brant 76’), Hazar (Gitens 64’), Rojs, Malen (Mukoko 70’), Modeste.
Sfidanti.al